12 marrëveshje mes dy qeverive, Rama: Integrimi në BE, prioritet i përbashkët i dy qeverive tona

12 marrëveshje mes dy qeverive, Rama: Integrimi në BE, prioritet i përbashkët i dy qeverive tona

Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj pas përfundimit të firmosje së 12 marrëveshjeve të rëndësishme tha se mbledhjet si kjo do të vazhdojnë me bindjen se kemi edhe shumë për të bërë.

Po ashtu Rama tha se “bota shqiptare është një dhe e pandashme”.

“Së pari jam shumë i nderuar që sot ne kemi mysafirë në qytetin e Korcës, kryeministrin Haradinaj dhe ministrat e tij.

Dy qeveritë tona ri takohen pas pak më shumë se një viti dhe pas tri mbledhjeve në radhë të cilat kanë venë në radhë strategji gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunimi.

Mbledhja që sapo mbyllëm flet për një bilanc arritjesh të rëndësishme bazuar mbi sa kemi bërë deri më sot. Ne kemi marrë këto angazhime mbi bindjen se ka akoma shumë për të bërë dhe praktikisht që nga mbledhja e parë në Prizren më 2014 e kemi pasuruar këtë kuadër me disa pjesë të rëndësishme ndërkohë që mbetet për të plotësuar një kërkesë tjetër. Me vjen mirë po ashtu që të tërë hapat e ndërmarrë janë të mirë përcaktuar. Bota shqiptare është një dhe e pandashme”, tha Rama.

Kemi strukturuar mënyrën e punës, kemi ngritur sekretariatin e përbashkët për punën ndër ministrore në funksion të zbatimit të marrëveshjeve. Heqje të barrierave tarifore, po punohet për hapjen e pikave të tjera doganore. Kemi ende punë për të bërë për të ulur më tepër kohën që qytetarët të kalojnë në kufi. Do të hapim zyrën operacionale të Kosovës në portin e Durrësit. Hapja e zyrës do të ndikojë në shkëmbimin tregtar mes dy vendeve.

Në Shqipëri operojnë 600 kompani nga Kosova, 2.7% volumi tregtar. Do të heqim barrierat doganore mes dy vendeve, por edhe me vendet e rajonit me gjerë.  Le të punojmë që ky takim të çelë një tjetër kapitull jo vetëm në politikën rajonale, por edhe të integrimit në BE. Është në dorën tonë që historinë ta shkruajmë që nesër të flasë mirë për ne. Duhet vetëm të vendosim se cfarë do të shkruajmë dhe atë ta bëjmë realitet”.

Po ashtu kryeminsitri Rama beri me dije se mbledhja e radhës mes dy qeverive do të bëhet në Pejë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy