Flakët përfshijnë zonën pranë Ujit të Ftohtë në Vlorë, rrezikohet kabina e ujësjellësit

Flakët përfshijnë zonën pranë Ujit të Ftohtë në Vlorë, rrezikohet kabina e ujësjellësit

Një zjarr ka përfshirë mesditën e sotme zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, pranë tunelit, duke rrezikuar edhe një kabinë të ujësjellësit që shërben për furnizimin dhe shpërndarjen e ujit në këtë zonë.

 

Sipas të dhënave paraprake, flakët dyshohet se kanë nisur në pjesën kodrinore dhe, të favorizuara nga bimësia janë përhapur në drejtim të kabinës së ujësjellësit.

 

Pas marrjes së njoftimit, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për izolimin e vatrës dhe shuarjen e flakëve.

 

Falë ndërhyrjes së zjarrfikësve, situata po shkon drejt normalizimit, ndërsa zjarri është drejt vënies nën kontroll. Forcat në terren vijojnë punën për të shmangur riaktivizimin e vatrës dhe për të garantuar sigurinë e zonës.

 

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Përcaktimi i tyre pritet të bëhet pas verifikimeve dhe hetimeve në terren nga strukturat përgjegjëse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy