Përplasja për Kushtetuesen Nano: Duhet një institucion që t'i listojë shkeljet e Dvoranit (VIDEO)

Përplasja për Kushtetuesen Nano: Duhet një institucion që t'i listojë shkeljet e Dvoranit (VIDEO)

Analisti Mustafa Nano thotë se opinioni i Komisionit të Venecias duhet lexuar me kujdes dhe i duhet dhënë rëndësi, në kushtet ku institucionet e vendit nuk kanë besueshmëri. Në një bisedë në studion e lajmeve në TvT lidhur me draft-opinionin e Komisionit të Venecias për emërimet në Gjykatën Kushtetuese dhe përplasjen që pasoi mes maxhorancës dhe kreut të shtetit, Nano tha se dokumenti paraprak konfirmon shqetësimet e ngritura nga presidenti për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Në këtë studio kam shprehur rezervat e mia dhe të të tjerëve jashtë kësaj studioje, lidhur me rezervat e mia për KED. Më vjne mirë që Komisioni i Venecias konfirmoi pikërisht këtë gjë. Është rasti për ta thënë njëherë e mirë. Komisionit të Venecias i duhet vënë veshi mirë, sidomos ku besueshmëria e insitucioneve është minimale dhe kur institucione që bëjnë rolin e arbitrit, si Gjykata Kushtetuese, nuk ekzistojnë fare”, tha ai.

Megjithatë, Nano është i rezervuar kur është fjala për ta cilësuar “puç institucional” sjelljen e KED-së. 

Sa herë që presidenti apo dikush tjetër ka folur për puç, them se ky është një term që nuk shkon me situatën. Si duhet të sillemi me hamendjen se KED-ja nuk po vepron në përputhje me Kushtetutën, këtë nuk mund ta them. KED është ngritur në rrethanat kur institucione si Gjykata e Lartë nuk kishin anëtarë”, tha ai.

I pyetur nëse kreu i KED-së, Ardian Dvorani, duhet të qëndrojë në detyrë, pas publikimit të opinionit të Komisionit të Venecias, Nano u shpreh se shkeljet e tij duhet evidentohen në nivel institucional.

Duhet një institucion që të bëjë një listë shkeljesh. Dihet që shqetësimi i Metës është i drejtë. Dihen edhe listat e çuara në presidencë, por ka dyshime se ato janë bërë për ta vënë presidentin para një fakti të kryer”, tha ai.

Nano e sheh si të domosdoshëm rolin e partnerëve në zbatimin e plotë të reformës në drejtësi.

Kërkesa e Ambasadës Amerikane është normale dhe e arsyeshme. Për rapotin duhet folur kur të bëhet raporti. Qëndrimet që mbajnë këto struktura apo partnerët të huaj, sidomos kur janë bërë pjesë e strukturës, si ONM, ne duhet t’i pranojmë opinionet e tyre dhe nuk duhet t’i vënë në diskutim. Çdo gjë e keqe që ndodh në këtë vend nuk ndodh prej të huajve”, tha ai.

Nano i bën thirrje maxhorancës të tërhiqet nga nisma për shkarkimin e kreut të shtetit, pavarësisht se ai, sipas Nanos, nuk ka mbajtur rolin e tij, mbi palët politike.

Presidenti Meta nuk ka qenë kurrë mbi palët dhe kjo është e qartë. Komisioni i Venecias thotë që vendimi për ta shkarkuar është shumë i rëndësishëm, pa precedent dhe nuk do ta sugjeronim të ndërmerrej. Vendimi i maxhorancës është një vendim emocional, i gabuar dhe maxhoranca duhet të kthehet mbrapsht, pavarësisht se presidenti ka bërë shumë gabime dhe vetëm mbi palët nuk ka qenë ndonjëherë”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy