Rama pas Samitit të NATOS: Europa e gjitha e bashkuar në mbështetje të shqiptarëve

Rama pas Samitit të NATOS: Europa e gjitha e bashkuar në mbështetje të shqiptarëve

 Kryeministri Rama pas Samitit të NATO-s në që po mbahet në Londër, një deklaratë për mediat, ka bërë me dije se pavarësisht vendimit te negociatave, Europa tregoi se është në mbështetje të shqiptarëve.

Ai u shpreh se pas takimit me liderët më të mëdhenj të botës është kërkuar të mbahet një konferencë e madhe donatorësh.

“U ndjeva i inkurajuar nga fakti që të gjithë ishin në dijeni dhe të interesuar të dinin më shumë. Kemi diskutuam, kam bërë bisedë të gjatë me presidentin e Francës, Kancelaren, kryeministrin e Holandës, kryeministri i Danimarkës ka qenë shumë i interesuar, kryeministri Conte pa diskutim, por edhe kryeministri i Kanadasë. Kemi folur dhe me presidentin Trump dhe Erdogan. Qëllimi është për të zhvilluar një konferencë të madhe donatorësh, kjo më është kërkuar.

Fokusi ka qenë për këtë temë, por ka pas edhe mbi ecurinë e integrimit në BE, si mund të shkojë procesi mbi dokumentin e paraqitur nga Franca. Por, unë kam qenë shumë i fokusuar te tërmeti, pasi kjo është më e rëndësishme sot. Është një moment për të kuptuar qartë të gjithë se përtej dallimeve e kundërshtive, Evropa është e gjitha e bashkuar në mbështetje të shqiptarëve. Ministrja e Mbrojtjes po vazhdon intensivisht komunikimit, por mua më duhet të kthehem. Ju kemi vënë në dispozicion edhe dokumente e informacione që të mund të kenë një pamje shumë të qartë. Kam kërkuar që të mund të plotësojmë të gjithë ata që janë në zonat urbane me çadrat e dimrit”, deklaroi kryeministri Rama.

I pyetur nga gazetarët mbi marrëdhënien me Bashën dhe një mundësi për bashkëpunim, ai u shpreh:

'Nuk ka asnjë sens që të vazhdojë historia me deklarata dhe komunikata në distancë, kur ne të gjithe jemi të goditur nga e njejta tragjedi dhe të gjithë kemi si qëllim të ndërtojmë çatinë e një shtëpie më të madhe se ajo e politikës, çatinë e Shqipërisë'.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy