Rikthimi i maturantëve në shkolla/ Shahini: Shkollat gati për ditën e hënë

Rikthimi i maturantëve në shkolla/ Shahini: Shkollat gati për ditën e hënë

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka publikuar disa foto nga shkollat duke theksuar se ato janë gati për të mirëpritur maturantët ditën e hënë.

‘Të gjitha shkollat gati për të mirëpritur maturantët ditën e hënë’, shkruan Shahini.

Rreth 31 mijë maturantë rikthehen të hënën nëpër shkolla duke ndjekur rregulla shumë strikte të distancimit social dhe mbajtjes së higjienës.

Në çdo shkollë do të ketë sinjalistikë të brendshme e të jashtme për orientimin e nxënësve. Për secilën bankë do të ketë dezinfektantë dhe do të qëndrojë vetëm një nxënës, teksa bankat në klasë janë të vendosura në mënyrë të atillë që garantojnë distancimin fizik mes nxënësve e mësuesve.

Ndër të tjera, nëpër shkolla do të jenë të afishuara gjithashtu postera që lidhen me distancimin social, rregullat e qëndrimit në shkollë, higjienizimin, kujdesin që duhet treguar për larjen e duarve etj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy