Merita Zejna dhe Lavdim Neziraj, motër e vëlla rrëfejnë në emisionin “Zgjohu me MCN” takimin emocionues pas 10 vitesh pa u parë.
Merita thotë se sa herë që e shikon videon përjeton po të njëjtat emocione dhe përfundon duke qarë, ndërsa Lavdimi i cili jeton në Gjermani rrëfen se nuk ka mundur të takojë të motrën për shkak të disa problemeve që ka pasur në vendin ku jeton.
Merita tregon se më përpara nuk i është dhënë mundësia prej vizave, por edhe kur u hoqën vizat, sërish nuk ka mundur të vizitojë vëllain për disa shkaqe shëndetësore të sajat.
Më në fund erdhi momenti që ta takoj. Më kishte marrë malli aq shumë, sa nuk ngopesha me aromën e tij.
Unë ia kisha bërë surprizë vëllait, nuk e dinte. I shkova në Gjermani.
Kisha marrë rrugën me prindërit dhe ai nuk e dinte se do isha dhe unë aty.
Edhe pse vëllai thoshte se e kishte një ndjenjë më parë. Mungesën e vëllait e kam ndjerë shumë, kam qenë shumë e lidhur me të.
Ka qenë më i vogli i familjes, më i përkëdheluri. Kemi qenë mbështetja e njeri tjetrit për çdo gjë.
Gjatë gjithë kohës kisha mall sa e shihja dhe në ëndërr duke u përqafuar dhe gjithmonë zgjohesha duke qarë.
Nuk ka ndryshuar shumë, veçse është rritur. 11 ditë qëndrova tek vëllai, kam kaluar shumë bukur me vëllanë.
Kishim dhe vëllezërit e tjerë dhe motrën në Gjermani dhe jemi bërë bashkë të gjithë dhe kemi pasur momente të paharrueshme, si dikur kur ishim të gjithë bashkë.
Ndërkohë Lavdimi thotë se jeton në Gjermani dhe motra e tij në Kosovë dhe prej rrethanave dhe pengesa që ka patur të motrën nuk ka mundur ta takoj.
Kam pasur probleme dhe nuk ka mundur të shkoj në Kosovë, ndaj nuk e kam parë motrën në 10 vite.
E kisha një ndjenjë në zemrën time se ditën e parë kur më telefonoi motra më tha se do vijë babi dhe mami dhe shihja gëzimin në fytyrën e motrës dhe më shkoi mendja se edhe motra do vijë, por nuk e besoja.
Kur e pashë me sytë e mi, më mbytën emocionet. Unë jam në Gjermani, e kam gruan gjermane, kam tre fëmijë.
Por prapë se prapë mërzia dhe malli për motrën nuk shuhet.
Vetëm Meritën nuk kisha parë se familjarët e tjerë i kisha parë dhe takuar.



