Kalemaj: Basha rimerr partinë, Berisha s’ka mundësi tjetër veçse të krijojë sigël tjetër politike (VIDEO)

Kalemaj: Basha rimerr partinë, Berisha s’ka mundësi tjetër veçse të krijojë sigël tjetër politike (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj tensionet pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike të vulës dhe deklaratën e Lulzim Bashës ditën e sotme tha se lajmi i parë ishte që denonconte dhe distancohej nga dhuna, teksa sipas zërave të dala ishin mbështetës të tij që kishin kërcënuar anëtarë të parlamentit.

Ai shprehu habi që aty kanë qenë deputetë si Lefter Gështenja për të cilin tha se kanë qenë pro Lulzim Bashës, gjë që sipas tij tregon se sa kaotik është grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Duke folur në studion e MCN Live, Kalemaj deklaroi se Lulzim Basha ka dhe vulën, siglën, vendimin e gjykatës dhe thotë se nuk ka pse të krijojë parti të re, por le ta krijojnë të tjerët.

Basha del dhe thotë se e kuptova në këtë periudhë reflektimi që me Berishën nuk mund të fitojmë dot.

Si mund të fitosh me 103 mijë vota që të ngelën në sigël? Ne nuk e dimë se çfarë është krisur përtej perdes.

Më mirë do ishte një fund i tmerrshëm se një tmerr pafund, të ndaheshin dhe secili me siglën e vetë të merrnin sa vota dhe më tej të bashkoheshin me një slogan anti-Rama.

Zotin Këlliçi e kam dëgjuar të thotë se nuk do presim pafundësisht vendimin e gjykatës dhe se do presim shtatorin dhe do krijojmë një formacion të ri politik.

Sa më shumë kohë humbet, aq më shumë është në favorin e Ramës.

Mundësia është që Basha e merr partinë, i bën zgjedhjet që i fiton Basha dhe po doli ndonjë kandidat tjetër nuk i ka resurset, mundësinë, potencën e zotit Basha. Brenda pjesës së tij del Basha.

Problemi është çdo ndodhë me elektoratin demokrat që si shumicë anëtarësie është te pjesa tjetër. Berisha nuk ka mundësi tjetër veçse të krijojë një sigël tjetër politike.

Nëse krijohet një sigël tjetër, Berisha gjithashtu kupton se nuk vjen dot më në pushtet me partinë e re për faktorin amerikan, britanik apo dhe vendas.

Kështu i ngelet të propozojë një lidership të ri që ky është kandidati im për Kryeministër, qeveria në hije.

Sipas rezultatit që do arrijnë në zgjedhjet parlamentare, le të bashkohen drejt kandidaturës fituese, asaj që ka shumicën dhe të krijojnë një qeveri koalicioni, nëse fitojnë zgjedhjet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy