Sejko: Covid-19 na kushtoi 17 mijë vende pune, ringritja nis në mesin e 2021-shit (VIDEO)

Sejko: Covid-19 na kushtoi 17 mijë vende pune, ringritja nis në mesin e 2021-shit (VIDEO)

Pandemia e kosonavirusit ka shkurtuar 17 mijë vende pune në Shqipëri. Në një komunikim për mediat, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genc Sejko, tha se ka një rënie të të gjithë treguesve ekonomikë.

Pandemia e koronavirusit ka goditur ekonominë shqiptare. INSTAT thotë se ekonomia shqiptare u tkurr me 2.5 për qind, duke rënë eksportet. U rrit papunësia me mbi 11 për qind. Eksportet e mallrave kanë pësuar rënie. Importet u reduktuan me 30 për qind. Janë humbur 17 mijë vende pune. Inflacioni është rritur”, tha Sejko.

Edhe për vitin pasardhës, parashikimet nuk janë optimiste. Kjo të paktën deri në gjysmën e dytë të vitit. “Ekonomia shqiptare pritet që të pësojë rënie më 2021. Aktiviteti ekonomik do të ngadalësohet në tremujorin e dytë dhe t’i kthehet rritjes më 2021. Në gjysmën e dytë të vitit 2021 do të ketë një stabilizim të ekonomisë”, tha Sejko.

Sejko shtoi se politikat e ndërmarra e kanë zbutur krizën, megjithatë borxhi publik është rritur. Ai tha se BSH do të vijojë të ndjekë politika lehtësuese.

Qëndrimi aktual i Bankës së Shqipërisë është i duhuri dhe kjo u vendos nga Këshilli Mbikëqyrës. Politika monetare do të vijojë të jetë lehtësuese”, tha Sejko, duke theksuar në fund se, rikthimi i një vale të dytë të pandemisë do të rriste problemet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy