Gazetarja nga Kosova ‘pre’ e grupit pornografik Albkings: Tre gra më kanë konfirmuar se burrat e tyre janë të përfshirë dhe shantazhojnë gratë

Gazetarja nga Kosova ‘pre’ e grupit pornografik Albkings: Tre gra më kanë konfirmuar se burrat e tyre janë të përfshirë dhe shantazhojnë gratë

Gazetarja investigative Ardiana Thaçi nga Kosova, ka rënë së fundmi pre e grupit pornografik në telegram, numri i së cilët është shpërndarë qëllimisht nga dhjetëra burra pjesë e grupit pornografik Albking, në Telegram.

Gazetarja Thaçi, në një komunikim për programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ka pranuar telefonata e mesazhe të shumta nga pjesëtarë të atij grupi, jo vetëm në numrin personal, por edhe në llogaritë e saja në rrjetet sociale.

Jam gazetare që 20 vjet dhe në punë time kam hasur në çfarëdo lloj kërcënimi, por atë natë kur jam zgjuar nga gjumi dhe e kisha mbyllur telefonin, kur e kam hapur kam parë se kisha 50 thirrje, jam alarmuar dhe kam kontaktuar direkt Policinë e Kosovës nëse duhet ta vazhdoj hulumtimin në emisionin tim investigativ “Klik Kosova”.

Policia duke parë se ka pasur denoncime të tjera të grave, fotove të të cilave po u hidheshin në këto grupe pornografike pa e pasur idenë, me ka sugjeruar që të kontaktoj me Prokurorinë. Këtë e kam bërë që ti jap zemër shumë grave që ishin bërë pre e këtij aplikacioni dhe të cilat as nuk e kishin idenë se çfarë po ndodh me to.

Gazetarja thotë se policia ka arritur ta mbyll platformën por për 24 orë grupi është rihapur dhe ka arritur të mbledh 18 mijë persona.

Ka pasur reagim nga policia dhe Krimi kibernetik.

Dje ndërkaq, është riparuar një grup i ri brenda 24 orësh dhe kjo duket se ka ardhur si hakmarrje për secilën grua që ka denoncuar. Unë kam denoncuar ditë ne parë 31 persona që më kërkonin takime, marrëdhënie, dhe pastaj 30 të tjerë.

Thaçi thotë se nga tre gra e kanë telefonuar dhe i kanë konfirmuar se burrat e tyre janë të përfshirë dhe shantazhojnë gratë në këtë platformë.

Kam marr telefonate nga të paktën tre gra të cilat më kanë konfirmuar se burrat e tyre janë pjesë e këtij grupi dhe janë ndër ta që më kanë kërkuar takim.

Ato e kanë të pamundur të denoncojnë sepse nuk e kanë përkrahjen e familjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy