Një vatër zjarri është aktivizuar mesditën e kësaj të diele në Zejmen të Lezhës.
Bëhet me dije se flakët kanë mbërritur në një zonë të banuar.
E rrezikuar është dhe njësia administrative, pasi flakët janë vetëm pak metra mbi godinën e njësisë, ndërsa ende nuk ka asnjë ndërhyrje për shkak se emergjencat civile janë angazhuar në dy vatra të tjera.
Flakët po vijojnë të përhapen ndaj bashkia Lezhë është duke kërkuar ndërhyrje emergjente për të shmangur pasojat e këtij zjarri.



