Fushata e kanabisit, mbi 2 mijë rrënjë në Krujë (VIDEO)

Fushata e kanabisit, mbi 2 mijë rrënjë në Krujë (VIDEO)

Policia raporton se mbjelljet e kanabisit janë më pak se më parë dhe se vendi nuk është më në hartën e prodhimit të kësaj droge, por këto ditë ka nisur një fushatë në terren pasi po zbulohen parcela të mëdha.

Sipas Policisë së Krujës, janë zbuluar 2080 bimë kanabis sativa, të cilat ishin kultivuar në brendësi të një pylli. Në vijim të operacionit “Krasta 2" dhe pas hetimeve disamujore, autoritetet policore në Krujë kanë arrestuar tre persona, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë edhe disa shtetas të tjerë.

Në prangat janë vënë Ferdjan Zalla, Mondi Zalla dhe Arben Babasi, ndërsa po ndiqet në gjendje të lirë shtetasi i identifikuar me inicialet G. Sh., për moskallëzim krimi. Ata dyshohet se në bashkëpunim me njëri- tjetrin dhe me persona të tjerë (për të cilët vazhdon hetimi), në vendin e quajtur Krastë kanë kultivuar në disa ambiente të hapura në brendësi të pyllit bimët narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjesuan me anë të djegies.

Policia e Shtetit, para disa ditësh njoftoi se po bën kontrolle me ndihmën e Guardia di Finanza në të gjithë territorin me anë të fluturimeve ajrore, të cilat vetëm në muajt e fundit ka konstatuar 23 parcela me 2 579 bimë. Krahasuar kjo me një vit më parë kur Shqipëria doli përfundimisht nga harta e vendeve problematike që kultivonin kanabis, janë 53 parcela më pak, ose rreth 21 500 bimë më pak të kultivuara. Kontrollet dhe rikontrollet e policisë vijojnë edhe në ambiente të hapura, ish-objekte ushtarake, sera, magazina e shtëpi të braktisura.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy