Bordi i karburanteve, Tabaku: Kushtetuesja vendim me standard të dyfishtë, s’mori parasysh abuzimet (VIDEO)

Bordi i karburanteve, Tabaku: Kushtetuesja vendim me standard të dyfishtë, s’mori parasysh abuzimet (VIDEO)

Deputetja demokrate Jorida Tabaku në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN ka komentuar lidhur me vendimin e gjykatës kushtetuese e cila ka pranuar pjesërisht kërkesën e PD por nuk e ka shfuqizuar Bordin e Karburanteve. Tabaku tha se me këtë vendim Kushtetuesja ia lë në dorë qeverisë vendimin për shkrirjen e Bordit, ndërsa e konsideroi atë një vendim me standard të dyfishtë. Sipas saj, shqiptarët paguan 600 milionë euro taksa shtesë.

Kisha gjykuar se duke pasur vendimin e bordit të ushqimeve gjykata kushtuese do merrte të njëtin vendim. Ndërkohë që kushtetuesja nuk e rrëzoi plotësisht ngritjen e bordit por mori një vendim duke e konsideruar jo kushtetues vetëm afatin kohor.  Kështu që do doja që gjykata kushtetuese të merrte një vendim më të fortë dhe ja la në dore qeverisë shkrirjen e bordit kështu që shoh me dy standarde. Që në momentin e parë që është krijuar bordi kam thënë se është bord komunistë. Në një treg që është totalisht i kontrolluar dhe i përqendruar në pak kompani, përcaktimi i çmimit me bizneset në tryezë ka bërë që gjithmonë çmimet të ishin në favor të bizneseve. E ardhura 600 mln euro shtesë ka ardhur si rezultat i rritjes së karburantit e cila ka shkuar te biznesi dhe buxheti i shtetit. Taksat që vendosen në varësi të çmimit janë taksa shtesë që janë paguar nga shqiptarët.

Ndërsa e pyetur për deklaratat e kryeministrit se Shqipëria mund të dalë nga juridiksioni i Gjykatës së Arbitrazhit, Tabaku tha se sulmi ndaj medias është një papërgjegjshmëri e jashtëzakonshme.

Sulmi ndaj mediave që po reflektohet tani me fatura të rënda ndaj arbitrazhit është papërgjegjshmëri e jashtëzakonshme dhe kjo ka ndodhur tashmë me dy televizione. Dhe përveç këtyre mediave, fatura e arbitrazhit është rritur dhe me vendime të tjera të qeverisë që kanë qenë të gjitha abuzive. Unë e konsiderova arrogancë, thjeshtë një formë presioni për të dalë nga gjykata, kjo dëmton shumë klimën e të bërit biznes dhe kështu besoj se është si ato deklarata që harrohen pas tre ditësh dhe është bërë thjeshtë në panik e sipër nga faturat e arbitrazhit që kërcënojnë qeverinë shqiptare

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy