
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë, në Rrugën e Kavajës.
Mësohet se gjatë një konflikti, një person ka vrarë vëllanë dhe kunatën.
Ngjarja ka ndodhur në biznesin që ata menaxhonin, një agjenci imobiliare.
Paraprakisht mësohet se mes dy vëllezërve kishte mosmarrëveshje prej kohësh.
Autori është Arsen Muskurti njihet dhe me emrin Hamza Kastrati, ndërsa viktimat Dritan Muskurti dhe Nora Muskurti.
Autori mësohet se është larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas krimit.
Tiranë/ Informacion paraparak
Më datë 30.08.2022, në rrugën "Islam Alla", dyshohet se si pasojë e një konflikti familjar, shtetasi A. M., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt vëllait të tij shtetasit D. M., 44 vjeç, dhe një shtetaseje tjetër, ende të paidentifikuar, (dyshohet bashkëshortja e shtetasit D. M.) të cilët si pasojë kanë ndërruar jetë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor nën drejtimim e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



