
Nga sot, njerëzimi e ka kaluar kufirin e burimeve natyrore që Toka gjeneron gjatë vitit. 28 korriku është momenti që shënon kapërcimin e kufirit të burimeve natyrore të planetit, sipas llogaritjeve të Rrjetit Global Footprint.
Kjo ditë sivjet bie një ditë më herët se viti 2021 dhe shënon deficitin më të madh ekologjik që kur bota hyri në mbishfrytëzimin e burimeve në fillim të viteve 1970.
Njerëzimi përdor ekuivalentin e pothuajse dy planeteve, "1.75 Toka", pra shfrytëzon burime gati sa dyfishi i atyre që ofron planeti. Valët jonormale të të nxehtit, zjarret, thatësirat dhe përmbytjet gjithnjë e më të shpeshta, janë të gjitha "simptomat" e këtij mbipeshkimi që ka çuar në një rënie të biodiversitetit, në tepricë të gazeve serrë në atmosferë dhe konkurrencë më të madhe për energji dhe burime ushqimore, sipas organizatës. Pasojat janë tashmë të dukshme, më shumë se 3 miliardë njerëz jetojnë në vende që prodhojnë më pak ushqim sesa konsumojnë dhe gjenerojnë më pak të ardhura se mesatarja botërore dhe për këtë arsye kanë një kapacitet ushqimor joadekuat dhe një disavantazh të madh në aksesin e ushqimit në tregjet globale.



