Paralajmërimi i Milos: Ndonjë natë brenda 25 qershorit, Rama e Basha mund të takohen dhe…

Paralajmërimi i Milos: Ndonjë natë brenda 25 qershorit, Rama e Basha mund të takohen dhe…

Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo ka ngritur shqetësimin e tij krerët e dy partive më të mëdha në vend, PD dhe PS, mund të takohen sërish dhe të arrijnë ndonjë tjetër marrëveshje.

Në emisionin “Studio e hapur” me gazetaren Eni Vasili në studion e “News24”, Milo tha se pas marrëveshjes së parë në dëm të partive të vogla, ekziston mundësia që, sipas tij, Rama e Basha të avancojnë me shumë në këtë drejtim.

“Çfarë garancie kemi ne që në një natë tjetër, para 25 qershorit, ata nuk takohen fshehurazi dhe të bëjnë ca rregulla apo ca veprime të tjera. E dëgjova mbrëmë me vëmendje Ramën, dhe ai la të kuptohet se pas zgjedhjeve do bëjnë ndryshime të tilla në emër të reformës zgjedhore, saqë do të vendosin monopolin e partive të mëdha. E kanë edhe tani, por do ta bëjnë edhe më tej”, u shpreh kreu i PDS, Paskal Milo.

Sakaq, ai ka sqaruar se marrëveshja e tij me kreun e LSI, Petrit Vasili, ishte një përpjekje për të shpëtuar partitë e vogla nga kjo situatë.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy