Trump i shtruar në spital, por ende nuk e merr seriozisht pandeminë

Trump i shtruar në spital, por ende nuk e merr seriozisht pandeminë

Presidenti amerikan Donald Trump ka lënë të dielën spitalin pasi gjendja e tij shëndetësore u përmirësua ndjeshëm.

Lufta e Presidentit Donald Trump me Covid-19 deri më tani nuk e ka bindur atë që t'i japë përparësi një qasjeje të përgjegjshme ndaj një pandemie që ka vrarë 209,000 amerikanë, raporton CNN.  

Trump është shfaqur me maskë në autokolonën presidenciale, teksa ka përshëndetur disa qindra qytetarë që ishin grumbulluar për të treguar mbështetjen ndaj tij jashtë Qendrës Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed.

Doktorët u shprehën se Trump pati ulje të menjëhershme të nivelit të oksigjenit dy ditë më parë, por gjendja e tij tashmë është stablizuar dhe mund të kthehet në Shtëpinë e Bardhë.

Mjekët që po kurojnë Presidentin Trump thanë se i kishin dhënë atij oksigjen plotësues dy herë, të enjten dhe të premten, në betejën me sëmundjen. Ekipi mjekësor tha se po i monitoron gjendjen e mushkërive por nuk pranuan të japin hollësi se çfarë kanë parë.

Ata thanë se i kishin dhënë gjithashtu Presidentit Trump dexamethasone. Ky ilaç rezulton nga studimet se përmirëson gjendjen e pacientëve të shtruar në spital me COVID-19, të cilët kanë nevojë për oksigjen shtesë.

Por, sipas udhëzimeve të Shoqatës së Sëmundjeve Infektive të Amerikës, ai nuk duhet të jepet për raste të lehta, pasi mund të kufizojë aftësinë e trupit për ta luftuar vetë virusin.

"Fakti është se Presidenti po përparon vërtet mirë", u tha gazetarëve Dr. Sean P. Conley në Qendrën Mjekësore Kombëtare të Ushtrisë, Walter Reed, ku është duke u trajtuar Presidenti Trump.

Mjekët thanë se Presidenti Trump nuk ka patur ethe që nga e premtja dhe se funksionet e mëlçisë dhe veshkave janë normale, pas dozës së dytë të Remdesivirit, një ilaç antiviral i nxjerrë në treg nga Gilead Science Inc, që është provuar se e shkurton qëndrimin në spital për pacientët me COVID-19.

Dr Brian Garibaldi tha se Presidentit Trump iu dha dexamethasone në përgjigje të "niveleve të ulëta kalimtare të oksigjenit". "Ai e mori dozën e parë dje dhe plani ynë është që t’ia vazhdojmë," tha Dr. Garibaldi.

Presidentit Trump po i bëhet gjithashtu një trajtim eksperimental me REGN-COV2 të firmës Regeneron, si dhe po i jepet zink, Vitaminë D, famotidinë, melatoninë dhe aspirinë, thanë mjekët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy