Një 18-vjeçar shqiptar dhe dy motra kanë mbetur të vdekur pas një ngjarjeje të rëndë që ka ndodhur në Napoli të Italisë.
Sipas mediave italiane, një fabrikë ilegale fishekzjarresh ku ndodheshin tre të rinjtë ka shpërthyer ditën e djeshme (18 nëntor) rreth orës 15:00 në Ercolano, një qendër e populluar.
Mësohet se të rinjtë kishin filluar punë atë ditë në atë fabrikë, një aktivitet i paligjshëm, që ishte ngritur ditët e fundit.

Tre viktimat e konfirmuara janë një i ri 18-vjecar shqiptar, Samuel dhe motrat e tij binjake Sara dhe Aurora 26 vjeçe me origjinë nga Marigliano.
Sipas të afërmve të tre ishin në ditën e parë të punës në fabrikën ilegale dhe ishin duke konsumuar vaktin e drekës në momentin e shpërthimit.
Trupat e viktimave u nxorën nga zjarrfikësit nga rrënojat në kushte të këqija për shkak të forcës së shpërthimit.

Lajmin tragjik e morën vesh dhe familjarët të cilët kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes mes klithmave dhe dëshpërimit.
Sipas dyshimeve të para shpërthimi mendohet të jetë shkaktuar nga një sasi e madhe pluhuri shpërthyer i ruajtur në magazinë dhe përdoret për prodhimin e fishekzjarrëve të paligjshme.
Zhurma nga shpërthimi u ndje edhe në disa komuna të zonës Vezuviane ngjitur me qytetin e Ercolano. Kryebashkiaku Ciro Buonajuto konfirmoi se aktiviteti ishte i paligjshëm, ndërsa nuk është marrë asnjë kërkesë nga Bashkia apo organe të tjera për fillimin e aktivitetit.




