I dhjeti në botë, trajneri i notarit me sindromën Down: Të gjithë rrinë duarlidhur, duhet mbështetje (VIDEO)

I dhjeti në botë, trajneri i notarit me sindromën Down: Të gjithë rrinë duarlidhur, duhet mbështetje (VIDEO)

Trajneri i notit Gentian Lama, renditjen e të riut Gersi Troka në vendin e dhjetë në Kampionatin Botëror të Notit për sportistët me Sindromën Down.

Duke folur nga studio e MCN Live, ai tha se në renditjen e përgjithshme botërore është rezultat shumë i kënaqshëm dhe shpresëdhënës për vijimin.

Trajneri detajoi se Gersi u rendit në stilin e lirë 200 metër, me 138 garues nga e gjithë bota, duke e cilësuar si një renditje shumë të kënaqshme.

Nuk e prisja se kemi një diferencë shumë të madhe se shtete të tjera përfaqësohen nga shumë sportistë. Jemi stërvitur shumë për këtë aktivitet, në fund Gersi më ka surprizuar me rezultatin.

Kemi pasur mbështetje menjëherë dhe nga kryetari i bashkisë Tiranë. Momenti që marrim një rezultat të kënaqshëm të gjithë janë të kënaqur, kur ngrihet flamuri shqiptar, por para aktivitetit janë të gjithë duarlidhur ose shumë indiferent.

Kjo situatë nuk duhet të mbetet kështu. Nuk më duket normale të jemi në këtë lloj situate që jemi. Nuk është kjo mbështetja që kërkojmë.

Në momentin që një sportist ka pasion, Gersit në këtë fazë ku është po i kthehet në profesion dhe më këtë lloj sporti do të ushqehet. Gersi e ka profesion këtë punë, duhet të marrë edhe të ardhura, frytin e kësaj pune.

Shikojnë vetëm majën e ajsbergut dhe puna e madhe dhe e lodhshme që bëhet në stërvitje. Duhet sakrificë e madhe që të arrish në kompeticione të tilla, duhet lodhje e madhe.

Pa dashur të ulë vlerën e dikujt, çdo sportisti që përfaqëson kombëtaren, i jepet një bursë apo fond shtesë, dieta ushqimore. Gersi për momentin nuk i ka. Situata nuk është aty ku e duam dhe e presim, i bëjmë thirrje që të jenë më të kujdesshëm që ta ndihmojnë.

Nuk po flasim për sport amator, por për sport profesionist. Të marrësh pjesë në kampionat ndërkombëtar, me shumë mundim po marrim pjesë në çdo aktivitet, por nuk mund të shkojmë me sforco të mëdha deri në momentin për të pritur ‘po-në’ ose ‘jo-në’.

Se kthehet në stres edhe tek sportisti. Sportisti stërvitet 6 muaj ose një vit, për një kampionat çfarëdo qoftë, për të marrë pjesë në garë dhe për të marrë frytin.

Ishim stërvitur shumë dhe deri dy ditë para ishim të pasigurtë do shkonim ose jo. Anglia kishte 24 sportistë dhe me një staf që e shoqëronin mbas. Mbështetja nuk është njëlloj si ne që jemi me një sportist.

Ne ishim 6 persona dhe ishte shumë e vështirë për pjesën e mbështetjes dhe gjetjes së fondeve. Ne nuk do ndalemi sido që të jetë, do mundohemi, por nuk mund t’i gjejmë gjithmonë vetë.

Stërvitja do filloj që sot dhe të mos përgatitemi që të marrim përgjigje në minutën e fundit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy