Frontex: Emigracioni i paligjshëm, në pikën më të ulët që nga 2013-a

Frontex: Emigracioni i paligjshëm, në pikën më të ulët që nga 2013-a

Emigracioni i parregullt në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian ka rënë në nivelim më të ulët të 6 viteve të fundit në 2019, sipas statistikave të Frontex.

Të dhënat paraprake të agjencisë kufitare dhe rojevr bregdetare të Bllokut zbuluan se kalimet e paligjshme të kufirit përgjatë kufijve të jashtëm të BE-së ranë me 6% nga viti në vit në 139 000 vitin e kaluar, niveli më i ulët që nga viti 2013.

"Kjo është 92% nën numrin rekord të vendosur në vitin 2015", kur kriza e migrantëve dhe refugjatëve ishte në kulmin e saj, bën të ditur Frontex në një deklaratë.

Sipas agjencisë, ky ndryshim i atribuohet një rënieje prej 41% të numrit të migrantëve të parregullt që kalojnë Mesdheun qendror - të përdorur nga shtetasit e Tunizisë dhe Sudanit - dhe një rënie prej 58% në ato të zbuluara në Mesdheun Perëndimor, i cili kryesisht përdoret nga marokenët dhe algjerianët.

Sidoqoftë, rrugët e Mesdheut Lindor dhe Ballkanit Perëndimor "panë presionin migrator në rritje duke nisur nga pranvera". Kjo rezultoi në rritje të numrit të përgjithshëm të zbulimeve prej 46% për të parët dhe mbi 50% për këtë të fundit. Afganët dhe sirianët ishin nacionalitetet kryesore që i përdornin këto dy rrugë.

Në përgjithësi, afganët rezultojnë kombësia kryesore në migrantët e parregullt të mbërritur në Europë vitin e kaluar, duke përbërë gati një të katërtën e të gjithë mbërritjeve, gati tre herë më shumë se shuma e regjistruar një vit më parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy