Mandati i Armando Prengës vijon të shkaktojë debat. Pasi iu hoq deputetit socialist, vendin e tij në Parlament e merr Petrit Gjoni i LSI-së, por brenda vetë kësaj force politike kanë nisur kontradiktat.
KQZ ia dha mandatin Petrit Gjonit, por Gjok Buna po i LSI-së ka paraqitur një ankesë në Kolegjin Zgjedhor, duke e kundërshtuar kështu këtë vendim.
Buna pretendon se i takon atij mandati i deputetit. Ndërkohë, mësohet se seanca për shqyrtimin e kërkesës së Bunës do të mbahet nesër në orën 12:00.



