
Pedagogia Eva Muça në emisionin MCN Economy duke folur lidhur me shpenzimet e konsumatorit shqiptar deklaroi se drithërat kanë qenë baza e modelit të konsumit shqiptar ndër vite, model sipas saj i trashëguar në breza.
Sipas saj nëse të ardhurat rriten atëherë kjo do të ndikojë në një rimodelim të regjimit ushqimor të familjeve shqiptare, ndërsa theksoi se shqiptarët janë larg ditës mesdhetare.
Nëse i referohemi të ardhurave të shqiptarëve dhe modelit të konsumit ushqimor do të shohim se shqiptarët kanë një model ushqimi të orientuar drejt drithërave. Drithërat kanë qenë baza kryesore e shqiptarëve dhe pas viteve 2000 është shtuar dhe produktet me origjinë shtazore. Do të kuptojmë se pjesa më e madhe nëse të ardhurat shtohen do shkojnë drejt atyre shtazore dhe bulmetit. Është rritur çmimi dhe kjo rritje padyshim do të ndikojë në një rimodelim të regjimit ushqimor të familjeve shqiptare. Ne nuk jemi pjesë e dietës mesdhetare, jemi larg asaj që përmban kjo dietë. Ajo është e certifikuar dhe bëhen samite çdo vit për të mbështetur këtë dietë, por Shqipëria nuk ka është larg asaj që nga konsumi i peshkut që është në nivele të ulëta, vaji i ullirit, etj. Ne këto produkte që konsumojmë e kemi të trashëguar ndër vite.
Ndërsa lidhur me faktin nëse shqiptarët ushqehen mirë apo keq Muça shprehet se pjesa më e madhe kryesisht me ndryshimet aktuale po shkojnë drejt kequshqyerjes që janë kaloritë boshe. Ajo shtoi se mundësitë sot janë për ushqyer mirë duke u ndërgjegjësuar drejt ushqimeve të stinës.
Mund të them se pjesa më e madhe sidomos me ndryshimet aktuale ne po kalojmë në një formë tjetër të kequshqyerjes, drejt të ashtuquajturave kalori boshe, ato ushqimet e shpejta. Në këtë mënyrë ne nuk marrim dot sasinë e proteinave dhe fruta perimeve të nevojshme. Sot ka mundësi për tu ushqyer mirë, së pari duke ndjekur atë që janë produktet e sezonit, ajo e ashtuquajtur rrota e stinëve dhe kjo bën që konsumatorët nuk ka nevojë të marrin fruta perime jashtë sezonit dhe kjo do të ndikojë dhe në buxhetin e tyre. Konsumatorët duhet të ndërgjegjësohen se duhet të konsumojnë fruta dhe perime sepse sa më shumë të ndërgjegjësohemi aq më shumë do orientohemi drejt produkteve të shëndetshme. Duhet të kalojmë drejt produkteve të standardizuara sepse vetëm kështu do të shkojmë drejt ushqimeve cilësore. Produkte të certifikuara përfshirë dhe prodhimet vendase, janë të njëjtat produkte që shkojnë në tregjet globale.
E pyetur pse jemi larg nga dieta mesdhetare, Muça deklaroi se është tradita kryesore e regjimit ku siç ajo shprehet ne nuk kemi qenë të fokusuar drejt fruta perimeve.
Ka ndikuar dhe periudha e diktaturës që produktet kanë qenë të kufizuara dhe njëkohësisht mënyra dhe sensibilizimi i popullsisë drejt ditës mesdhetare. Një element që ndikon në gjithë këtë debat lidhet me faktin se vazhdimisht kemi pasur për konsumim bathën, fasulet, bizelet kjo ka bërë dhe bazën e konsumit ushqimor. Vërtet jemi një vend mesdhetar, por Shqipëria është një vend malor dhe si të tillë trashëgojmë karakteristikat e një vendi malor. Konsumin e peshkut Shqipëria se ka pasur traditë.



