
Teologu islam, Sheikh Imran Hossein, një nga qindra njerëzit më me ndikim në botën islame, nuk është lejuar të futet në Shqipëri. Mësohet se Hossein është ndaluar nga Antiterrori në aeroportin e Rinasit rreth orës 14:00 dhe pas verifikimeve në orën 15.00, i është njoftuar ndalimi i hyrjes në territorin shqiptar.
Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, gazetarët e kronikës, dhanë detaje të reja në lidhje me të.
Klodiana Lala
Ka mbërritur në Rinas, nuk mund të them si është ftuar dhe pse ka ardhur. Lidhen me fenë arsyet. Në momentin që është paraqitur në kontroll, ka rezultuar me kartelë të kuqe, për shkak të gjuhës së urrejtjes. Në këtë rast, personi qëndron në zonën tranzit dhe linja ajrore që e ka sjellë në Shqipëri është e detyruar që në udhëtimin e parë ta kthejë mbrapsht. Zotëria është edhe i moshuar. Ata po presin që fluturimi i parë drejt Beogradit ta dërgojë sërish atje. Çfarë përmban dosja e tij nuk e di, sepse Antiterrori nuk jep informacion. Është kundër Izraelit.
Ferdinand Dervishi
Është antiizraelit, prorus dhe flet për gjenocidin në gaza. Mendon që Rusia do të përmbysë Izraelin, është edhe kundër Turqisë.
Xhevahir Zhabina
Këtij personi i është thënë ku do shkosh dhe nuk është dhënë informacion.



