
Kirgistani ka njoftuar se të paktën 24 persona janë vrarë gjatë përleshjeve në kufi me Taxhikistanin, pas shpërthimit të përplasjeve dhe dhunës midis dy ish-republikave sovjetike.
24 trupa u dërguan në objektet shëndetësore në rajonin Batken në Kirgistanin juglindor.
Kështu deklaroi Ministria e Shëndetësisë e Kirgistanit.
Sipas autoriteteve të shtetit të Kirgistanit, 136 mijë qytetarë janë zhvendosur nga zona si pasojë e tensionimit të situatës.
Mëngjesin e sotëm shërbimi kufitar Kirgistan akuzoi ushtrinë Taxhikistane se kishte lëshuar raketa me mortaja në fshatin Dostuk.



