Shehi: Bordet e panevojshme, qeveria duhet të subvencionojë çmimet (VIDEO)

Shehi: Bordet e panevojshme, qeveria duhet të subvencionojë çmimet (VIDEO)

Deputeti Dashamir Shehi në studion e lajmeve në MCN Live ka folur lidhur me bordet e qeverisë për të cilët u shpreh se nuk i sheh të nevojshme.

Sipas tij ajo që duhet të bëjë një qeveri serioze janë entet rregullatre, ndërsa shtoi se zgjidhja më e mirë sa i përket rritjes së çmimeve është subvencionimi i tyre.

Bordet nuk i shoh aspak të nevojshme, në rastin e hidrokarbureve mendoj se bordi mund të luajë një rol, ajo që duhet të bënte një qeveri serioze në fakt janë entet rregullatorë. Megjithatë po e them dhe sot, ky bordi për ushqimet nuk kam besim se mund të funksionojë. Një herë sasia e mallrave që kontrollohen janë shumë, po ashtu dhe importuesit, nuk ka kapacitet administrativ kjo do ishte një punë e mirë për drejtoritë tatimore që marrin rrogën për atë punë.

Mendoj ndryshe për çështjen e çmimeve gjykoj se duhet të ngremë një strukturë që është permanente, si në Itali njëherë e një kohë, ishte një lloj mekanizmi e cila korrektonte inflacionin me rritje rrogash këtë duhet të bëjmë dhe ne, qeveria duhet të subvencionojë çmimet. Ne bëjmë të kundërtën bllokojmë tregun dhe punën e subvencionit nga poshtë se bëjmë. Nëse kjo diferencë kompensohet vetëm me këtë 30 mijë lekëshin e vjetër dhe rrogat janë aty ku ishin, ata jashtë kësaj fashe kompensimi goditen, prandaj ne do jemi në të njëjtën situatë edhe pas këtyre bordeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy