Erdogan i hakërrehet Haradinajt: Do të japësh llogari për shkarkimin e zyrtarëve të tu (VIDEO)

Erdogan i hakërrehet Haradinajt: Do të japësh llogari për shkarkimin e zyrtarëve të tu (VIDEO)

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit të Kosovës, pasi ky i fundit shkarkoi ministrin e Brendshëm dhe shefin e Inteligjencës, me argumentin se nuk e kishin vënë në dijeni për arrestimin dhe ekstradimin e 6 gylenistëve.

Madje, Erdogan u shpreh se Haradinaj do të japë llogari në lidhje me këto shkarkime.

“Agjencia Turke e Inteligjencës (MIT) me një operacion në Kosovë i kapi dhe i solli në Turqi gjashtë përfaqësues të lartë të FETO’s në Ballkan”, tha Erdogan në një takim me përkrahësit e tij.

“Por kam një pikëllim. Çfarë është ky pikëllim? Kryeministri i Kosovës largoi nga detyra personin në krye të Inteligjencës dhe Ministrin e Brendshëm”, shtoi ai.

“Unë tani pyes kryeministrin e Kosovës: Me udhëzim të kujt more një hap të tillë? Prej kur fillove t’i mbrosh ata që u përpoqën t’i bëjnë grusht shteti Republikës së Turqisë?”.

“Ju z. kryeministër a nuk e dini se Turqia është vendi i dytë menjëherë pas Amerikës që e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës. Si mund t’i ushqesh këta njerëz që kanë bërë një tentativë për grusht shteti ndaj Turqisë e cila e mirëpret Kosovën si një vëlla. Do të japësh llogari edhe për këtë”, tha Erdogan.

Presidenti turk i ftoi kosovarët të mos e mbështesin kryeministrin e tyre.

“Vëllezërit e mi kosovarë nuk i japin kredibilitet një kryeministri si ti. Vëllezërit e mi kosovarë, kosovarët që i njoh dhe i di do të kërkojnë llogari prej teje për këtë. Unë e di edhe këtë. Politika nuk zhvillohet me telekomandë. Ata që bëjnë politikë me telekomandë, ata edhe karrierën e përfundojnë me telekomandë”, përfundoi Erdogan.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy