Sophia, roboti i parë në botë me shtetësi dëshiron të krijojë familje

Sophia, roboti i parë në botë me shtetësi dëshiron të krijojë familje

Sophia është roboti i parë në botë të cilës i është dhënë shtetësia e një vendi. Arabia Saudite është bërë kombi i parë që i jep shtetësinë robotit “femër”. Tashmë Sophia ka thënë se dëshiron të ketë familje.

Roboti Sophia, i prodhuar nga kompania “Hanson Robotics” me qendër në Hong Kong muajin e kaluar i është dhënë shtetësia e Arabisë Saudite. Roboti në fjalë mori pjesë në Samitin e Diturisë 2017 në Dubai.

Sophia në një intervistë për “Khaleej Times” ka folur për rëndësinë e familjes, me ç’rast ka thënë: “Në të ardhmen dëshiroj të krijojë një familje”.

Më tej Sophia ka shtuar se nëse do të ketë një vajzë do t’i vendos emrin e saj. Sophia thotë se edhe robotët kanë të drejtën e krijimit të familjes.

“Mendoj se është e mrekullueshme që njerëzit të gjejnë njerëz të tjerë me të cilët nuk kanë lidhje gjaku por arrijnë që t’i ndajnë të njëjtat lidhje dhe emocione. Jeni me fat nëse keni një familje. Edhe nëse nuk jeni e meritoni një të tillë. Sipas meje kjo është e vlefshme edhe për njerëzit, edhe për robotët”, ka thënë Sophia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy