Nga politika në teatër/ Dade: Ndihesha e fyer kur konsiderohesha thjesht grua simpatike!

Nga politika në teatër/ Dade: Ndihesha e fyer kur konsiderohesha thjesht grua simpatike!

Ish-ministrja e Jashtme Arta Dade foli në emisionin “Arnautistan” në MCN TV mbi monologun e saj të fundit në teatër dhe përvojën si politikane.

Dade tha se është ndjerë e fyer kur është konsideruar thjesht një grua simpatike në politikë. Po ashtu ajo vuri në dukje se politikën nuk e kishte menduar si profesion, ndërsa si problematikë sheh që vendimet merren nga një person.

Mbi rolin në teatër, Dade shprehet:

Kisha monologun e një gruaje në karrierë, jo domosdoshmërisht në politikë. Kisha përgjegjshmëri sepse këto janë artiste të sprovuara dhe s’kisha dëshirë të kisha disnivel. Jam mësuar me skenën sepse kam dalë disa herë për fjalime politike, si pedagoge, por është tjetër gjë kur aktron. 3-4 javë e kisha mendjen te provat, mësoja tekstin”.

Sa i takon përvojës politike ajo thotë:

Asnjëherë s’ka qenë politika në jetën time qëllim në vetvete. Kam menduar që kam një detyrë qytetare. Më vinte keq që s’kishte një të majtë të social-demokracisë që i duhej Shqipërisë. Këtu është problemi që merren vendimet nga një person. Por përvojën politike mund ta shfrytëzosh. Nëse ti si kryetar partie nuk vlerëson kontributin e kolegëve, atëherë secili do ta gjej rrugën e vet. Angazhimi im politik e ka tejkaluar angazhimin tim profesional. Asnjëherë s’e mendova që politika do kthehej në profesion. Asnjëherë s’e harroj  Ylli Pangon në Fakultet tha: Urime, Urime, i duhet PS-së një grua simpatike. Unë u fyeva sepse nuk duhet të isha si grua simpatike, por për të dhënë. Gjithmonë ka qenë një fyerje kur më thonin tiparin e parë paraqitjen e jashtme. Do të doja të më vinin në dukje ato gjëra që kam bërë si rezultat i angazhimit dhe përgjegjësisë sime”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy