Pa leje, IKMT hedh në erë me shpërthim të kontrolluar objektin 5 katësh në Dhërmi (VIDEO)

Pa leje, IKMT hedh në erë me shpërthim të kontrolluar objektin 5 katësh në Dhërmi (VIDEO)

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka hedhur në erë ditën e sotme me shpërthim të kontrolluar, një objekt 5 katësh.

Bëhet fjalë për një objekt katër kate mbi tokë dhe një nën tokë, pa leje në Dhërmi, në zonën e Gjilekës, i cili është hedhur në erë në orën 15.00.

Sipërfaqja e ndërtimit të këtij objekti është 2160 metër katrorë dhe një kat nëntokë 898.2 m2.

Për realizimin e operacionit u hapën 618 furnela, vrima, në trupin e objektit ku u vendosën 30 kilogramë lëndë eksplozive.

Inspektorët e IKMT së bashku edhe me Policinë e Shtetit, morën masa për lajmërimin e banorëve në afërsi të objektit si dhe për vendosjen e perimetrit të sigurisë.

IKMT thotë se shpërthimi u realizua pa shkaktuar asnjë dëm anësor. Pavarësisht çdo interesimi nga inspektorët e IKMT, për objektin nuk ka dalë asnjë person që të marrë përsipër ngritjen e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy