Sharka: Buxheti për bujqësinë i pamjaftueshëm. Fico: Sektor në krizë, duhet mbështetje

Sharka: Buxheti për bujqësinë i pamjaftueshëm. Fico: Sektor në krizë, duhet mbështetje

Buxheti i bujqësisë për vitin 2027 do të jetë 17.9 miliardë lekë, me një rritje prej 1.1 miliardë lekësh krahasuar me një vit më parë. 

 

Ekspertët e bujqësisë Eduard Sharka dhe Fatos Fico e cilësojnë si një buxhet të pamjaftueshëm.

 

Duke folur për “MCN Live”, dy ekspertët u shprehën se sektori është në krizë dhe ka nevojë për mbështetje.

 

Sharka

Shtesa prej 1.1 miliardësh nuk ndryshon asgjë në raport me vitet e tjera. Shifrat e fundit thonë se në dhjetë vitet e fundit ka pasur rritje negative të sektorit. Është e njëjta qasje në raport me vitet e kaluara, edhe pse problemet anë shtuar, është një rritje e pakonsiderueshme, do të shkojë për kompensimin 10%. 

 

Me rritjen e buxhetit me 1.1 miliardë, problemet në sektorin e bujqësisë nuk zgjidhen. Financimi i bujqësisë është një masë që mund të ndalojë shpopullimin e zonave rurale. Zëri prioritar për bujqësinë, duhet të jetë mbështetja e drejtpërdrejtë e fermerëve.

 

Fico

Është një rritje minimale, pothuajse e njëjta gjë. Rritje minimale krahasuar me nevojat që ka sektori, është shumë pak. Në tre vitet e fundit bujqësia është në rënie reale. Bujqësia është në krizë dhe ka nevojë për mbështetje.

 

Lidhur me fondet që duhen, kemi humbur trenin, treni janë fondet e Bashkimit Europian. Për fat të keq financimet për bujqësinë po bien edhe në vendet e BE, po jepen sa më pak fonde, për t’i dhënë prioritet sektorëve të tjerë. Vendet si puna jonë janë përfitues neto. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy