
Një diplomate e Maqedonisë së Veriut është gjetur e vdekur në banesën e saj në Manhatan të New York-ut.
39-vjeçarja me iniciale M.V. është gjetur nga autoritetet me një rip rreth qafës si edhe me dy kuti bosh antidepresantësh pranë saj, ndërsa autoritetet dyshojnë për vetëvrasje, pasi në trupin e viktimës nuk ka patur shenja dhune.
Mësohet se ajo jetonte e vetme në një banesë në katin e katërt, ndërsa nga fqinjët përshkruhet si një grua e qetë.
Trupi i pajetë i 39-vjeçares është gjetur pas insistimit të kolegut të saj, i cili kishte shkuar në banesë për ta takuar, por pasi nuk ka marrë përgjigje ka kërkuar mënjëherë ndihmën e policisë.
Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë është konfirmuar ngjarjen duke theksuar se janë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente në SHBA për detajet lidhur me ngjarjen tragjike.



