Zululand - Alfred Peza: Duhet të zgjidhet urgjent drejtori i RTSH, ka degraduar këto tre vite

Zululand - Alfred Peza: Duhet të zgjidhet urgjent drejtori i RTSH, ka degraduar këto tre vite

Alfred Peza, ish gazetar, sot deputet në Kuvendin e Shqipërisë ka qenë sonte në Zululand për të folur për zgjedhjen e Drejtorit të Radio Televizionit Shqiptar. Në cilësinë e anëtarit të Komisionit Parlamentar të Medias, Peza i bëri një skaner RTSH deri sot, dhe çfarë ajo duhet të bëjë në vijim, me politikat e drejtorit të ri që do të vihet. Sipas tij, buxheti i RTSH ka qenë në shifra të majme, ndërsa produkti mediatik lë për të dëshiruar. “RTSH vitin e kaluar ka pasur 25 miliard lek të ardhura e përkthyer në 25 milion dollar. Ka një kontraditë shumë të thellë mes të ardhurave që ky Tv ka dhe produktit final që prodhon dhe shikueshmërisë për opinionin publik, pasi, vit pas viti pas ‘90-tës  torta e shikueshmërisë së RTSH ka ardhur gjithmon duke u rrudhur sa ka zbritur nën 10 % sot” tha Peza.

 

Por si është drejtuar RTSH në këto 25 vjet dhe kur ka qenë momenti e degradimit të këtij institucioni mediatik publik? Sipas Pezës, ka një keqmenaxhim, dhe ky keqmenaxhim është 25 vjeçar, por ai thotë që “kriza e drejtimit në tre vitet e fundit na detyroi ne si përfaqësues të të mazhorancës për ta ndryshuar këtë ligj”, dhe e kishte fjalën për Martin Lekën.

 

Megjithëse Peza shprehur optimizëm se një ditë RTSH do i kthehet publikut, Nano tregoi pesimizëm.

 

Në studion e Zululand biseda në fillim u ndal edhe tek politkbërja dhe sa e vështirë është të merresh me politikë në Shqipëri. Duke folur për jetën e vet parlamentare, Peza tha se ‘të vjetrit’ e Partisë Socialiste janë një aset për PS-në dhe për vetë politikën në tërësi. Por për Berishën a vlen e njëjta gjë, si një ndër më të vjetrit në PD e politikë? “Jo domosdoshmërisht të gjithë personazhet me kalimin e kohës kanë vetinë e verës në politikë që do të thotë që sa më shumë qëndrojnë aq më mirë bëhen, ka disa prej tyre që kanë vetinë e uthullës që një prej tyre është Sali Berisha”, u shpreh Peza në studion e Zululand. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy