
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Teksas, ku njëzet vetë kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur ngaqë një i ri hapi zjarr në një qendër tregtare në El Paso ditën e shtunë, sipas autoriteteve vendase.
“Grupmoshat dhe gjinitë e të gjithë këtyre personave janë të shumta. Situata është e tmerrshme", është shprehur shefi i policisë së El Pasos Greg Allen.
Një burrë i bardhë 21-vjeç nga Allen, Patrick Crusius në periferi të Dallasit mbahet në arrest policie, si i dyshuar. Autoritetet po verifikojnë akuzat për vrasje madhore ndaj tij.
Burimet federale thanë se hetuesit po shqyrtojnë një shkrim në internet të postuar disa ditë para të shtënave, i cili mund të jetë një motiv. Postimi në internet besohet se është shkruar nga Crusius, por kjo nuk është konfirmuar ende.



