Zululand, Zheji-Nanos: Jemi më afër ngaqë ti po kritikon Ramën; Nano-Zhejit: Jo, jemi më afër, ngaqë ti po kritikon pushtetin (VIDEO)

Zululand, Zheji-Nanos: Jemi më afër ngaqë ti po kritikon Ramën; Nano-Zhejit: Jo, jemi më afër, ngaqë ti po kritikon pushtetin (VIDEO)

Zululandi  i sotëm u shndërrua në një një përplasje idesh mes të ftuarit Artur Zheji e moderatorit Mustafa Nano. Debati filloi me çështjen e reformës në drejtësi. Nano tha se “në këtë histori unë jam gjendur mes ngazëllimit që do çmontohet pjesa e kalbur e sistemit të drejtësisë dhe frikës se emërimet e reja do bëhen me logjikë politike në favor të maxhorancës”. Ndërsa Zheji tha se nuk ka provuar asnjë lloj ngazëllimi, pasi frika që drejtësia do bjerë sërish në duar  politike është më e madhe.  Më pas, ata u ndalën te kryeministri Rama, dhe Zheji shprehur kënaqësinë që “qëndrimet tona janë më afër për shkak të qëndrimeve të tua kritike ndaj Ramës”, por Nano, pasi ra dakord se qëndrimet ishin përafruar, u shpreh se “kjo nuk ka ndodhur për shkak të faktit që unë po kritikoj Ramën, por për shkak të faktit që ti po kritikon pushtetin”.

Biseda më tej vijoi me shkëmbime batutash e përplasje opinionesh. Të plotë mund ta ndiqni në linkun.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy