BE-Kosovës: Hiqni taksën, rifilloni dialogun me Serbinë (VIDEO)

BE-Kosovës: Hiqni taksën, rifilloni dialogun me Serbinë (VIDEO)

Bashkimi Europian vijon presionin mbi qeverinë e Kosovës për heqjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe, në mënyrë që të vazhdojë dialogu me Serbinë.

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiç, ka thënë për “Zërin” se qëndrimi i BE-së sa i takon taksës mbetet po ai që ka qenë, kundër masës së vendosur ndaj produkteve serbe dhe atyre boshnjake.

Sipas saj, BE-ja pret që Serbia e Kosova të angazhohen në procesin e dialogut, në mënyrë që të shkohet drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Megjithatë, Kocijançiç nuk i është përgjigjur pyetjes nëse po bëhet presion edhe ndaj Serbisë, e cila muajt e fundit është angazhuar në një ofensivë për tërheqje të njohjeve ndaj Kosovës dhe për pengim të anëtarësimit të saj në organizata ndërkombëtare.

Dialogu mes dy vendeve vazhdon të jetë i pezulluar, pasi Serbia tashmë ka bërë të ditur se nuk do të bëhet pjesë e tij deri në heqjen e tarifës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy