Lajm i mirë për emigrantët

Lajm i mirë për emigrantët

Zvicra është vendi më i sigurt ku emigrantët mund të jetojnë, kjo sipas një ankete të kryer së fundi nga rrjeti ndërkombëtar.

Për nga siguria në vitin 2017, Zvicra u rendit e para për nga cilësia, në mesin e 65 shteteve të botës të cilat ishin pjesë e studimit.

97 për qind e të anketuarve thanë se ndjehen të sigurt në vendin alpin, duke e ngritur pozitën e Zvicrës në 18 për qind më shume se mesatarja botërore, raportojnë mediat lokale.

Ky studim kishte për bazë 3 faktorë; sigurinë personale, stabilitetin politik dhe paqen. Sikurse vitin e kaluar, për shkak se Zvicra u kritikua për çmimet e larta, pavarësisht rrogave të mira, edhe këtë vit, qytetarët nuk ishin të kënaqur me kushtet e banimit, kujdesin shëndetësor si dhe kujdesin ndaj fëmijëve në vend.

Por, kur është fjala te edukimi, Zvicra mori vlerësime  të mëdha.

Meksika dhe Kosta Rika u renditën të dytat, kurse Greqia, Kuvajti dhe Nigeria u vlerësuan si vendet më të këqija për një emigrant.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy