Rusia premtoi tërheqjen nga Kievi, Biden dhe Blinken dyshues për lëvizjen e Moskës

Rusia premtoi tërheqjen nga Kievi, Biden dhe Blinken dyshues për lëvizjen e Moskës

Presidenti amerikan Joe Biden dhe sekretari i Shtetit Antony Blinken, janë skeptikë lidhur me zotimin e Rusisë se do të tërheqë trupat nga Kievi, në kuadër të bisedimeve të paqes me Ukrainën.

Sipas tyre kemi të bëjmë me deklarata mashtruese me qëllim që të fitohet kohë. Shefi i Shtëpisë së Bardhë Joe Biden, deklaroi se mbetet për t’u parë veprimi i ardhshëm i Rusisë.

“Do të shohim. Unë nuk lexoj asgjë deri sa të shoh veprimet e tyre”, ka thënë ai.

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, u shpreh se nuk sheh progres kontruktiv në bisedimet Rusi-Ukrainë. Po ashtu ai ka aluduar se lëvizja e fundit mund të jetë një përpjekje e Moskës për të hequr vëmendjen nga luftimet. “Ajo që po bën Rusia është vazhdimi i brutalitetit në Ukrainë”, ka thënë ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy