Kolumbi, autoritetet i vënë kyçin muzeut të Pablo Escobar

Kolumbi, autoritetet i vënë kyçin muzeut të Pablo Escobar

Një muze që i dedikohej jetës së Pablo Escobar, kreu i kartelit Medellin, një nga më të fuqishmit e trafikut të kokainës nga Kolumbia.

Autoritetet kanë njoftuar se muzeu është mbyllur “në mënyrë të përkohshme, deri në zgjidhjen e disa parregullsive administrative”.

Muzeu i Pablo Escobar gjendet në rrugën “Las Palmas”, nëpëmjet të cilës udhëtohet drejt aeroportit “Jose Maria Cordova”.

Muzeu drejtohet nga të afërm të carit të drogës, në mënyrë të veçantë vëllai i madh, Roberto.

Turistët që udhëtojnë për në Medellin, dikur një zonë që nuk mund të shkelej, ndalojnë të gjithë në këtë muze, ku njihen me detaje nga jeta e të ashtuquajturit “El Patron”, si foto apo objekte personale si motoçikleta e famshme e James Bond.

Mbyllja e muzeut erdhi pas një inspektimi të autoriteteve, të cilët konstatuan se ai nuk dispononte autorizimin e nevojshëm në përputhje me planin kombëtar të turizmit.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy