Partia Socialiste ka thirrur në një mbledhje urgjente Kryesinë e saj.
Mbledhja është paralajmëruar për në orën 17:00 pasdite dhe mendohet se do të ketë temë kryesore njohjen dhe miratimin e marrëveshjes së dakordësuar mes Ramës dhe Bashës.
Ndërkohë, në Pallatin e Kongreseve, prej mëse tre orësh, Rama dhe Basha vijojnë takimin nga i cili pritet finalizimi i marrëveshjes.
Ashtu si Rama, edhe Basha ka paralajmëruar një takim me grupin parlamentar pas finalizimit të marrëveshjes.



