
Presidenti rus, Vladimir Putin, nënshkroi ligjet për aneksimin e katër rajoneve ukrainase Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia në Rusi, pas referendumeve të orkestruara nga Kremlini dhe të përcaktuara si “farsë” nga Perëndimi.
Bazuar në ligjet e nënshkruara banorët e rajoneve të reja që nga data e përfshirjes së këtyre territoreve në Rusi më 30 shtator, njihen si qytetarë rusë. Ata që dëshirojnë të heqin dorë nga shtetësia ruse u është dhënë një muaj kohë për të paraqitur aplikimet.
Në të njëjtën kohë, specifikohet se marrja e shtetësisë është e mundur me kusht që të paraqitej një kërkesë dhe të bëhet betimi si qytetar i Federatës Ruse.
Më herët të dy dhomat e parlamentit rus e ratifikuan aneksimin, Duma të hënën dhe Senati të martën.



