Qatargate, ish-eurodeputeti Panzeri pranon bashkëpunimin me drejtësinë  

Qatargate, ish-eurodeputeti Panzeri pranon bashkëpunimin me drejtësinë  

Ish-eurodeputeti Antonio Panzeri është penduar dhe ka nënshkruar një marrëveshje me prokurorinë federale belge e cila parashikon “burgim, gjobë dhe konfiskim të të gjitha pasurive të fituara deri më tani, që aktualisht vlerësohen në një milion euro”. Prokurori i çështjes e cilësoi këtë zhvillim "një evolucion të rëndësishëm" për dosjen “Qatargate”. “Një nga protagonistët kryesorë të aferës, Pier Antonio Panzeri, i ndihmuar nga avokatët e tij, ka nënshkruar një memorandum me prokurorin federal” në zbatim të disa neneve të kodit të procedurës penale belg, që “kanë të bëjnë të dyshuarit që janë penduar”.

Marrëveshja e nënshkruar nga ish-deputeti dhe prokurori federal belg parashikon një vit burgim efektiv.

Në bazë të nënshkrimit, i penduari merr përsipër të "bëjë deklarata thelbësore, zbuluese, të vërteta dhe të plota" para drejtësisë "në lidhje me përfshirjen e palëve të treta dhe, sipas rastit, përfshirjen e tij në lidhje me krimet" në lidhje me çështjen në fjalë. Panzeri, i denoncuar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale si drejtues grupi, që dyshohet se ka kryer veprat e pastrimit të parave dhe korrupsionit aktiv e pasiv, merr përsipër “të informojë organet e drejtësisë dhe hetuesit në veçanti për modus operandi, marrëveshjet financiare me vendet e treta, financat e vendosura, përfituesit e strukturave të vendosura dhe avantazhet e propozuara, implikimi i personave të njohur dhe ende të panjohur në dosje, përfshirë identitetin e personave që ai pranon se kanë dhënë ryshfet”.

“Është hera e dytë në historinë juridike belge, që nga futja e të ashtuquajturit “ligji i të penduarve” (sipas shembullit të ligjit italian për hetimet mafioze)” që një procedim përfundon “me nënshkrimin e një memorandumi”. Këtë e ka bërë të ditur prokurori federal belg pasi njoftoi për nënshkrimin e marrëveshjes me Panzerin.

Panzeri, në burg që nga 9 dhjetori për Qatargate, dyshohet se rrëfeu para drejtësisë belge se i kishte paguar një shumë prej 120 000 deri në 140 000 euro në këste kolegut të tij socialist, Marc Tarabella.

Seanca e radhës për shqyrtimin e paraburgimit të Panzerit duhet të mbahet brenda një muaji, pra në shkurt. Këtë e saktëson prokurori federal belg, duke sqaruar se politikani do të qëndrojë në burg të paktën deri në atë moment. Dy muajt e paraburgimit të vendosura nga Dhoma e Këshillit, sqaroi një zëdhënës, duhet të llogariten duke filluar nga 14 dhjetori i kaluar, kur gjyqtarët belgë shprehën për herë të parë mendimin e tyre për paraburgimin pasi Panzeri u tërhoq nga ankimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy