Një algoritëm i zhvilluar në Amerikë është i aftë të identifikojë të prekurit me COVID nëpërmjet tingujve të kollitjes.
BBC shkruan se gjatë testimeve, algoritmi kapi një përqindje saktësie 98.5% të identifikimit të atyre personave të cilët kishin rezultuar pozitivë edhe në testin e COVID-it.
Ndërkohë, 100% i saktë ishte në rastet kur pacientët ishin asimptomatikë.
Studiuesit sipas BBC kanë nevojë për miratimin e një ligji për ta kthyer këtë algoritëm në aplikacion.
Për veshin e njeriut është shumë e vështirë të dallojë nëpërmjet tingujve rastet pozitive kur pacientët janë asimptomatikë, ndërsa e kundërta ndodh me ata që kanë shenja. Sigurisht që për këtë duhet një vesh i stërvitur.
Algoritmi i inteligjencës artificiale (AI) u ndërtua në laboratorin Institutit Teknologjik të Masaçusenit.



