Varhelyi ra dakord për zgjerimin e BE-së, Rama: Autobusi i unionit po bëhet interesant

Varhelyi ra dakord për zgjerimin e BE-së, Rama: Autobusi i unionit po bëhet interesant

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për një deklaratë të komisionerit Olivér Várhelyi lidhur me zgjerimin e BE-së.

Komisioneri evropian iu përgjigj pozitivisht deklaratave të Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel gjatë forumit të Bled-it, duke e cilësuar këtë si një lajm të mirëpritur.

Ai theksoi se Komisioni Evropian është gjithmonë i gatshëm të bëjë çdo lloj propozimi që do të ndihmonte në zgjerimin e BE-së.

Lidhur me këtë kryeministri Rama shprehet përmes një postimi në platformën ‘X’ se komisioneri Várhelyi nuk e ka zhgënjyer kurrë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Rama shkruan se autobusi i ngadaltë i BE-së, siç ai e quan tashmë po bëhet interesant për të qëndruar edhe pa një vend të lirë në të.

Komisionieri ynë që nuk e zhgënjeu kurrë rajonin tonë, veçanërisht në kohë të vështira. Duhet pranuar se pas fjalimit të papritur të Presidentit Michel në Forumin Strategjik të Bled, autobusi i ngadaltë i BE-së po bëhet një vend interesant për të qëndruar edhe pa një vend të lirë - pa dyshim që pasagjerët e Ballkanit Perëdimor mund të durojnë më mirë kohëzgjatjen e gjatë të udhëtimit ndërsa ndjekin një bisedë me zë të lartë mes djemve të ulur. Le të dëgjojmë se çfarë ka më pas.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy