Nuk respektuan masat anti-Covid, gjobiten 1307 qytetarë

Nuk respektuan masat anti-Covid, gjobiten 1307 qytetarë

Policia vijon me monitorimin për respektimin e masave anti-Covid, vetëm në 24 orët e fundit janë ndëshkuar 1307 qytetarë të cilët nuk respektonin protokollin anti-Covid.

Bëhet fjalë për 1303 qytetarë të cilët nuk mbajnin maskën dhe u ndëshkuan me masën administrative prej 3000 lekësh.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar 1 subjekt që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e këtij subjekti është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve në fundjavë janë konstatuar 3 qytetarë që lëviznin në rrugë gjatë orarit të ndaluar të lëvizjes, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy