Banka e Shqipërisë fut në treg kartëmonedhat e reja (FOTO)

Banka e Shqipërisë fut në treg kartëmonedhat e reja (FOTO)

Banka e Shqipërisë ka njoftuar se ka bërë prezentimin e serinë e re të përmirësuar të kartëmonedhave shqiptare me kurs ligjor, të cilat do të hidhen në qarkullim gradualisht.

Pas më shumë se 20 vitesh nga fillimi i hedhjes në qarkullim të serisë aktuale të kartëmonedhave Lek, seria e re vjen me një dizajn të rifreskuar, duke i dhënë kartëmonedhës shqiptare pamjen e një kartëmonedhe moderne, në të njëjtën kohë rezistente, me cilësi, integritet dhe besueshmëri të lartë, me standarde të kartëmonedhave të vendeve më të përparuara. Kjo seri është prodhuar me teknologjinë më të fundit të fushës, me elemente të reja sigurie, duke i bërë ato më të sigurta ndaj falsifikimit.

Seria e re e kartëmonedhave Lek do të përmbajë 6 prerje: 200, 500, 1000, 2000, 5000 dhe prerjen e re 10000 Lekë.

Por cfarë ndodh me kartëmonedhat e vjetra?

“Kartëmonedhat ekzistuese, të të gjitha prerjeve, do të vazhdojnë të qarkullojnë paralelisht me kartëmonedhat e reja.

Ato do të vijojnë të kenë kurs ligjor dhe të shërbejnë si mjet pagese” njofton BSH.

Banka e Shqipërisë do të njoftojë publikun në kohën e duhur mbi datat kur secila nga prerjet ekzistuese prej 200, 500, 1000, 2000 dhe 5000 lekësh nuk do të ketë më kurs ligjor.

Gjithsesi, edhe pas humbjes së kursit ligjor, kartëmonedhat ekzistuese do të ruajnë vlerën e tyre dhe do të mund të shkëmbehen me të rejat për të njëjtën vlerë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy