“Sponsorët perëndimorë të Kievit janë qartazi të pakënaqur me të ashtuquajturën kundërofensivë ukrainase”. Kështu deklaroi presidenti rus Vladimir Putin, raporton TASS. "Ofensiva ukrainase nuk ka prodhuar rezultate pavarësisht armëve, furnizimeve dhe mijëra mercenarëve dhe këshilltarëve të dërguar nga të huajt” përsëriti Putini. Presidenti rus ka deklaruar gjithashtu se shpallja e agresionit kundër Bjellorusisë do të thotë agresion kundër Rusisë. “Moska do të përgjigjet me të gjitha mjetet e disponueshme, , duke nënvizuar se Bjellorusia kërcënohet edhe nga Polonia, e cila do të donte të merrte një pjesë të territorit të Minskut”, shtoi kreu i Kremlinit.



