Teksa ka folur për marrëdhënien e tij me dy vajzat, gazetari Blendi Fevziu për ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka treguar edhe për një amanet që i ka lënë të bijës.
Ai shprehet se i ka kërkuar vajzës së madhe që të mos jetojë në Shqipëri kur ajo të rritet sepse siç ai thotë respektim për femrën këtu tek ne është zero.
Kam marrëdhënie të mira me vajzat. Me të voglën jam më i lidhur. Nuk dua ti imponoj asgjë i kam lënë të bëjë çdo zgjedhje që do në jetë. Amaneti i vetëm që i kam lënë të madhes është të mos jetojë në Shqipëri kur të rritet. Është një vend ku barazia nuk ekziston, ku respekti ndaj femrës është zero, e konsiderojnë pronë, të paaftë, një shoqëri maskiliste. Është shoqëri që burrit i fal çdo gjë dhe gruas asgjë. Nuk besoj se ka ndonjë ndikim kaq të madhe komunizmi, por tradita më shumë ka ndikim, por kjo është fatale për shoqërinë shqiptare. Më vjen keq që i them vajzës që të mos jetoj këtu, por këtë e kam quajtur si një nga të këqijat më të vogla. Me maskilizmin që ka kjo Shqipëri, ose duhet ta rregullojmë ose do kemi probleme reale.



