
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se Aleanca po përballet me një situatë të veçantë në marrëdhëniet me Rusinë. Duke folur për gazetarët pas seancës së parë të takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s në selinë në Bruksel, kreu i Aleancës i ka bere thirrje Hungarisë dhe Ukrainës që të zgjidhin mosmarrëveshjen ekzistuese sa më shpejt që të jetë e mundur.



