“Kërkoni gjilpërën në kashtë”/ Marini ndërhyn në emision, Tahiri: Turp që je drejtor i Partizanit

“Kërkoni gjilpërën në kashtë”/ Marini ndërhyn në emision, Tahiri: Turp që je drejtor i Partizanit

Ndërsa po flitej për humbjen e Partizanit ndaj Erzenit, në emisionin “Skaner” në MCN TV, ka ndërhyrë drejtori sportiv i të kuqve, Elton Marini.

Ky i fundit i ka dërguar një mesazh, moderatorit të emisionit, Gerti Çarçani, ku shkruhej: “Turp që kërkoni gjilpërën në kashtë. Sot ishte thjesht fat i keq.”

Kjo nuk u prit aspak mirë nga të pranishmit, ku Sulejman Starova dhe Ermal Tahiri kanë reaguar menjëherë.

“Elton, se je miku im. Me cilin e ke atë gjilpëra në kashtë”, tha Starova.

Tahiri në fjalët e tij, tha se në rast se Marini nuk e mendon njësoj humbjen, atëherë është turp që është drejtor i Partizanit.

“Ta dimë për kë e ka atë. Ne kështu e mendojmë ndeshjen. Nëse ai nuk e lexon kështu, atëherë turp për atë që është drejtor i Partizanit. Ne nuk po e themi për të keq, po e themi për të mirën e Partizanit. Nëse ai nuk e gjen gjilpërën këtu ku themi ne, atëherë nuk merr vesh”, tha Tahiri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy