Moti sot/ Reshje të dobëta shiu në disa qarqe te vendit

Moti sot/ Reshje të dobëta shiu në disa qarqe te vendit

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e herëpashershme të shiut parashikohen të bëhen prezente që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.

Priten reshje mesatare në qarqet Kukës, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet Dibër dhe Elbasan priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare të shoqëruara me shtrëngata ndersa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta

Në zonën e Alpeve, në lartësinë mbi 700-900 metër në verilindje – lindje, dhe në lartësinë mbi 1000 metra në juglindje reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 10 / 16 °C 

në vendet e ulëta: 9 / 15 °C 

në vendet malore: 4 / 11 °C 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy