Samiti i BE-së, Berisha: Kërcënimi i Vuçiçit dhe Ramës për mospjesëmarrje duket si i urdhëruar nga Putin

Samiti i BE-së, Berisha: Kërcënimi i Vuçiçit dhe Ramës për mospjesëmarrje duket si i urdhëruar nga Putin

Edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me statusin e kryeministrit Rama në lidhje me pjesëmarrjen së Samitin e BE-së që do të zhvillohet pas disa ditësh.

Përmes një postimi në Facebook, ish-kryeministri shkruan se Vuçiç dhe Rama po kërcënojnë BE-në me mospjesëmarrje në Samitin e Brukselit.

Më tej Berisha shkruan se ky këcënim i dy gangsterëve autokrat të Ballkanit Perëndimor, presidentit të serbomadhisë Vuçiç dhe vasalit të tij Rama duket si i urdheruar nga Putin vetëm e vetëm për të shënuar kthesën e rajonit drejt projektit serbo-rus të Ballkanit të Hapur me te cilin vendosen në rajon hegjemonizmi serb dhe influenca ruse.

Aleanca pro Putin në Ballkan reagon!

Vuçiç dhe Rama kercenojnë BE me mospjesmarrje në Samitin e Brukselit!

Të dashur miq, në një qëndrim sinkron në Beograd dhe Tirane, Presidenti i Serbomadhisë Aleksander Vuçiç dhe vasali i tij Edi Rama kërcenojne me mospjesmarrje në Samitin e liderve të vendeve të BE që do të mbahet në Bruksel me dt 23 qershor dhe në të cilin janë të ftuar edhe udhëheqesit e vendeve të Ballkanit Perendimor. Ky kërcënim i dy gangstereve autokrat të Ballkanit Perëndimor, presidentit të serbomadhisë Vuçiç dhe vasalit te tij Rama duket si i urdheruar nga Putin vetëm e vetëm për të shënuar kthesën e rajonit drejt projektit serbo-rus të Ballkanit të Hapur me të cilin vendosen në rajon hegjemonizmi serb dhe influenca ruse.

Dënoj me forcën më të madhe këtë qëndrim antikombëar dhe anti BE pro serbo- rus të Edi Ramës dhe ftoj shqiptarët të ngrihen në kembë për të mbrojtur orientimin dhe integrimin euroatllantik të tyre!

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy